Polonia lëshon udhëzues se si qytetarët duhet të përgatiten për luftë
Qeveria polake ka lëshuar një udhëzues se si të bëhen përgatitje për raste krizash, siç është lufta.
Udhëzuesi këshillon njerëzit që të rezervojnë ujë, ushqim, ilaçe, bateri dhe pishtarë në rast të ndërprerjeve të energjisë.
Edhe pse qeveria polake ka thënë se është e detyruar të përgatisë publikun për skenarë të ndryshëm, ajo mohoi se udhëzuesi kishte ndonjë lidhje me luftën në Ukrainë. Udhëzuesit e mëparshëm kishin përfshirë situata të tilla si përmbytjet dhe moti i ashpër i dimrit.
Megjithatë, kërcënimi i pushtimit rus mund të jetë në mendjen e disave në Poloni, e cila ndan një kufi me Ukrainën.
Ndërsa Rusia i ka përqendruar kryesisht përpjekjet e saj të luftës në Ukrainën veriore, jugore dhe lindore, ajo ka kryer bombardime edhe në qytetin perëndimor të Lviv – rreth 69 km nga kufiri polak.
Nuk ka asnjë informacion specifik se Rusia po planifikon një sulm ndaj Polonisë, ose se Polonia po pret një të tillë, por ka frikë se Rusia mund të përpiqet të zgjerojë pushtimin e saj në vendet fqinje.