Basketbollistët prizrenas të ekipit Ponte Prizreni kanë mundur me 5 pikë epërsi ekipin nga Suhareka Golden Eagle Ylli me rezultat 78:73, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Ndeshja interesante me momente dramatike u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në praninë e 500 shikuesve.
Malcom Canada me 25 pikë ishte më efikasi te prizrenasit, tek të cilët pikë dyshifrore patën edhe Arnold Sander li (18) dhe Elliott Cole, i cili ndeshjen e përfundoi me 16 pikë të shënuara.
Më të dalluarit te Golden Eagle Ylli ishin Altin Morina me 16, Jamel Mckay me 15 dhe Samir Zekiqi me 14 pikë.
Kjo është fitorja e katërt sezonale e prizrenasve që kanë tri humbje. Për skuadrën nga Theranda kjo është humbja e dytë pasi kanë shënuar katër fitore. /GazetaePrizrenit.net/