Ponte Prizreni mposht Trepçën si mysafir
Ponte Prizreni ka fituar ngushtë në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj Trepçës duke e mposhtur si mysafire me vetëm dy pikë epërsi.
Mysafirët ishin në epërsi nga periudha e parë e deri në të fundit, kur mitrovicasit iu afruan në rezultat, por që s’mjaftoi për të përmbysur rezultatin, shkruan koha.net
Aaron Anderson i Trepçës ishte koshashënuesi më i mirë në ndeshje me 29 pikë. Në tabelë, Ponte Prizreni është i katërti me 30 pikë, ndërsa Trepça e gjashta me 29.