Dy vëllezër janë arrestuar në Prizren si të dyshuar blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve, ndërsa pos drogës, policia ka sekuestruar edhe një peshore, dhe një bateri me elektroshok, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Policia ka njoftuar se pas një pune operative të zhvilluar nga njësitet përkatëse është identifikuar dhe lokalizuar shtëpia e tyre në rr. ”Kasembeg”, në Prizren, të cilët mbanin substanca të dyshuara narkotike.
“Me urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, është kontrolluar-bastisë lokacioni në fjalë me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë totale 587.49 gram, një peshore elektronike, një bateri me elektroshok me mbishkrimin ,,Police”, dhe një skelet i armës automatike me tytë.
Të dyshuarit pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes. /GazetaePrizrenit.net/