Katër të dyshuar (K/shqiptarë) janë arrestuar në Prizren, për shkak të posedimit të substancave narkotike, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Beteja e Vrinit”, rreth orës 01:30 të mëngjesit.
“Gjatë kontrollit tek të dyshuarit dhe në veturën që gjendeshin janë gjetur dhe sekuestruar: 19.65 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 0.32 gram të llojit Ekstazi, 0.57 gram të llojit marihuanë, një mbajtës Pawer bar”, thuhet në raportin 24-orësh të policsë.
Po ashtu janë konfiskuar edhe katër telefona, një peshore elektronike dhe vetura. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net/