Postimi prekës i mitrovicasit pas humbjes së motrës dhe dhëndrit: Sikur të dija se është dreka e fundit me juve
E diela ishte e kobshme për familjet Gashi e Potoku. Aksidenti tragjik në fshatin Çubrel, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, ka marrë jetën e tre anëtarëve të familjes Gashi Zarife Gashi, Agim Gashi dhe Gyltene Potoku-Gashi, raporton Gazeta Sinjali.
E ndjera Gyltenja, ishte mësuese nga Mitrovica.
Ky rast tronditi gjithë vendin, ndërsa familjarët e viktimave kanë ndarë dhimbjen e tyre të thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Një prej mesazheve prekëse ishte nga vëllai i Gyltenes, i cili ka shprehur dhimbjen e madhe.
Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe pesë persona, katër prej tyre zyrtarë policorë.