Prangoset një shtetas i Kosovës në Mal të Zi, urdhër arresti erdhi nga Serbia
Besnik Gashi nga Podujeva është arrestuar sot nga autoritetet në Mal të Zi.
Gashi u dërgua në stacionin policor të Podgoricës, raporton IndeksOnline.
Ai pritet të ekstradohet për në Serbi, pasi urdhri për arrestimin e tij erdhi pikërisht nga Beogradi zyrtar.