“Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje”, reagon Rina pas ngjarjes tragjike
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë nga lëndimet e shkaktuara, dyshohet nga një mjet i mprehtë, mundësisht një thikë.
Në një reagim të fundit, gruaja e viktimës ka ndarë një postim prekës përmes një instastory në Instagram, duke shprehur dhimbjen e thellë për ngjarjen.
“Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.”, shkroi Rina Isufi.
