09-04-2026

Presidenti Bajram Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkës, duke përshkruar festën si simbol të triumfit të së mirës mbi të keqen, dritës mbi errësirën dhe shpresës mbi vështirësitë.

Në mesazhin e tij në Facebook, Begaj uroi paqe, gëzim dhe bekime për të gjitha familjet, duke theksuar se Pashka sjell besim, dashuri dhe shpresë.

Asnjë koment

Comments are closed.