Presidenti Meta viziton Suharekën
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka thënë sot se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vazhdojë dhe se kjo e fundit duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Meta i bëri këto deklarime gjatë një vizite në Suharekë, me ftesë të kryetarit të komunës, Bali Muharremaj.
Presidenti Meta, po ashtu vlerësoi progresin që ka bërë vendi ynë në respektimin e të drejtave të pakicave, vlerë kjo e funksionimit të vendeve evropiane..
Ndërkaq, i shoqëruar nga kryetari i komunës Bali Muharremaj, presidenti i Shqipërisë vizitoi edhe një biznes të prodhimeve bio të një qytetari nga Theranda që ka lënë mërgimin dhe po investon në vendlindje./GazetaePrizrenit.net/