Presidenti Thaçi kthehet në Tiranë: Nesër do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se sapo ka zbritur në Tiranë nga Haga.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se nesër në ora 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë
“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë”.
“Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë!”, ka shkruar Thaçi.