Presidentja e KE-së: Kosova, Ballkani e Ukraina në BE, së shpejti
Të mërkurën u thirr të mbajë fjalimin e madh për situatën e Bashkimit Evropian, që për momentin ka 27 vende anëtare.
Por, gjatë adresimit në Parlamentin Evropian, kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se në një kohë jo fort të largët unionit do t’i shtohen edhe 8 të tjera, raporton Klan Kosova.
Duke pohuar se bëhet fjalë për gjashtë republikat ballkanike, përfshirë Kosovën dhe dy vende nga lindja e Evropës, ajo i dha disa epitete këtij zgjerimi.
Në këtë fjalim, kryetarja e KE-së bëhet ndër njerëzit e parë me pozitë kaq të lartë në Bruksel që flet edhe për heqjen e votimit unanim për politika kritike që i bën BE-ja.
Në procesin e integrimeve, Republika e Kosovës qëndron më së keqi në krahasim me shtetet tjera të Ballkanit.
Vendi nuk e ka as statusin e vendit kandidat, për që gjë aplikimi u bë në dhjetor 2022, por nga Brukseli thonë se nuk mund të procedojnë pasi që s’ka pajtim nga të gjitha shtetet anëtare. /Klankosova.