Presidentja e Zvicrës organizon banket shtetëror në nder të Presidentes Osmani
Në kuadër të vizitës shtetërore të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, ka organizuar një banket shtetëror.
Kjo pritje solemne është mbajtur në nder të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe për të shënuar përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha të ndryshme.
Në banketin shtetëror kanë marrë pjesë figura të rëndësishme me prejardhje nga Kosova, të cilët kanë shënuar suksese të mëdha në fusha të ndryshme si sporti, arti, teknologjia, ekonomia dhe politika. Prania e tyre dëshmon kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës kosovare në shoqërinë zvicerane dhe në ndërtimin e urave të forta mes dy popujve./EO