05-06-2025

Presidentja Osmani fton në takim partitë për dekretimin e dates së zgjedhjeve lokale

Presidentja e Republikës së Kosovës ka thirrur takim për të enjtën, me partitë politike, ku pritet të diskutohet data e zgjedhjeve të reja lokale.

Burime të Gazetës Nacionale kanë bërë të ditur se takimi është planifikuar të mbahet pasnesër (5 qershor 2025).

Burime të Gazetës Nacionale kanë bërë të ditur, se Presidentja këtë takim e thërret, për t’i harmonizuar lëvizjet e mekanizmit shtetëror në harmoni me ligjet në fuqi, për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Asnjë koment

Comments are closed.