24-11-2024

Pretendimet në VV për kryetar të Prizrenit/ Kujt ia ngrehu veshin Albin Kurti dje

Lëvizja Vetëvendosje po qëndron e heshtur tash kur kanë mbetur edhe pak muaj para zgjedhjeve lokale. Zërave të vetëm që kanë ardhur nga disa komuna iu është përgjigjur dje përmes një paraqitje para Këshillit të përgjithshëm lideri i këtij subjekti, Albin Kurti. Shefi i kësaj partie iu çoi mesazh zyrtarëve të LVV-së që t’i ndalin vetë shpalljet për kryetar të komunave, e t’i ndalojnë deklaratat pompoze. Për kë e pati fjalën shefi i Qeverisë?, shkruan Gazeta Express.

Historikisht, partia e Albin Kurtit ka çaluar në zgjedhje lokale. Nuk dihet nëse triumfin që e pati në zgjedhjet e 14 shkurtit do ta ketë edhe në zgjedhjet e 17 tetorit.

Kur partitë tjera veçse e kanë nisur fushatën, po prezantojnë kandidatët për komuna të mëdha, motot e planet e tyre e madje edhe kandidatët për asamble, Kurti e LVV-ja po qëndrojnë në heshtje, duke treguar veç se pretendojnë që t’i fitojnë ¾ e komunave, që i bie rreth 28-29 komuna.

Por, që të arrihet kjo, duket se ka paksa pakënaqësi, e pikërisht për të tentuar që këto të ndalen ka folur pak dje edhe kryeministri Albin Kurti, që është shefi i LVV-së.

Para këshillit të përgjithshëm, Kurti tha se LVV-ja duhet t’ia mësyjë që t’i fitojë ¾ e komunave.

“Në këto zgjedhje lokale jo vetëm që jemi të gatshëm, por edhe synojmë, që të bashkëpunojmë me Listën GUXO, sikurse për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kemi dëshmuar sinqeritet e seriozitet me punë e aktivizëm të përbashkët, një model suksesi përmes efektit sinergjik, të cilin e kemi për detyrë ta kultivojmë e ta forcojmë. Andaj, kontaktoni e komunikoni, takohuni e bashkohuni në terren, duke u angazhuar që të gjithë sa më shumë dhe anembanë Kosovës”, tha Kurti, duke shtuar se e rëndësishme është që të shmanget rivaliteti i brendshëm që ndërlidhet me figura apo grupe të caktuara.

“Është e rëndësishme që nëpër qendrat tona të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara. Aktivisti i Lëvizjes nuk duhet të jetë i lidhur me individin, por me idenë dhe programin. Aktivisti nuk duhet të kërkojë miqësinë me kryetarin, por miqësinë me qytetarin. Asnjë prej kryetarëve nuk ka për të qeverisur vetëm me miqtë e vet, e asnjë grup shoqëror nuk do të marrë në kontroll asnjë qendër apo komunë. Prandaj fushatat negative duhet të ndalen, ashtu siç duhet të ndalen edhe vetëshpalljet publike apo vetëkandidimet pompoze, si dhe pretendimet që dikush ka mbështetje nga niveli i tretë apo nga kryesia e Lëvizjes. Mbështetja jepet vetëm në mënyrë statutore, demokratike dhe institucionale, nuk është mbështetje një fotografi apo një takim diku me ndokënd”, shtoi ai.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Për këtë e pati fjalën Albin Kurti kur përmendi vetëshpalljet e vetëkandidimet pompoze?

Albin Kurti po pretendon që t’i fitojë një pjesë të madhe të komunave të Kosovës në zgjedhjet e tetorit, ndonëse s’ka filluar ende fushatën paraelektore nëpër degë, e s’ka shpallur asnjë kandidaturë.

Madje, tri komunat që i ka të fituara momentalisht, ai është munduar që t’i qetësojë, duke kërkuar nga përfaqësuesit e degëve që t’i ndalin deklarimet e të mos vetëshpallen si kandidat, pa vendosur partia.

Pikërisht për Prizrenin, Mitrovicën e Podujevën e pati fjalën Kurti kur kritikoi pa emra para këshillit të Përgjithshëm.

Prizreni

Mytaher Haskuka ende nuk dihet nëse do të jetë personi që do të jetë përsëri kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit.

Vetë Haskuka nuk ka treguar se a ka marrë dritë të gjelbër që të jetë kandidat edhe për një mandat.

Derisa Haskuka po qëndron në heshtje, ambiciet për të garuar si kandidat të LVV-së për Prizrenin veçse kanë filluar të shfaqen.

Ishte deputetja e LVV-së, Drita Millaku që sfidoi Haskukën duke shpallur kandidaturën për të parën e kësaj komune.

“Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit. E dua Prizrenin, çdo rrugicë, çdo lagje, çdo fshat e çdo skaj të tij. Jetoj çdo ditë pranë historisë, harmonisë, kulturës e traditës së këtij qyteti historik”, shkruante Millaku, derisa, LVV-ja u distancua nga ky shkrim i saj duke thënë se është individual.

LVV-ja nuk ka treguar ende se cili është personi që do t’ia besojnë garën për Prizrenin, e në opinion tashmë po fliten emri i deputetit Artan Abrashi dhe i ministrit të Kulturës, Hajrulla Çekut.

Personat që po përmenden si kandidatë nga Prizreni/Gazeta Express/
https://www.gazetaexpress.com/kujt-ia-ngrehu-veshin-albin-kurti-dje-ne-vetevendosje/

Asnjë koment

Comments are closed.