Prezantohet trajneri i ri i vashave të Bashkimit, Ahmet Saglik, nga Turqia
Përmes një konference për medie, të premtën është prezantuar trajneri i ri i klubit të femrave ” Bashkimi”, Ahmet Furkan Saglik, nga Turqia.
Para medieve, Ahmet Saglik, ka thënë se ndjehet shumë i lumtur për marrëveshjen e arritur për të të drejtuar skuadrën prizrenase. ” Jam i lumtur që kam nënshkruar me një ekip serioz si Bashkimi. Synimi im kryesor me këtë skuadër është i qartë, mbrojtja e titullit ” ka theksuar ai.
Saglik, do të zvënëdësoj në këtë post, Edin Kërveshin, i cili para disa ditësh është larguar nga skuadra kampione, dhe tashmë është bërë pjesë e KB ” Ponte Prizreni”./tvpz