Princi serb futet në Kosovë, shkon deri në qendër të Prizrenit
Princi serb Philip dhe princesha Danica Karagjorgjeviq kaluan fundjavën në Prizren dhe zonën e Rahovecit në Kosovë.
Të shtunën, çifti zhvilloi disa vizita nëpër këto dy vende.
Mediat serbe raportojnë se Princi Fillip është Karagjorgjeviqi i parë, pas Mbretit Aleksandër I, që ka vizituar Prizrenin.
Ata thuhet se pas liturgjisë vizituan kompleksin e manastirit dhe u takuan me një numër serbësh që jetojnë aty.
Në të njëjtën ditë, pasdite, Princi Filip dhe Princesha Danica thuhet se kanë qëndruar në Hoçë të Madhe dhe Rahovec