Prishet brenda tunelit treni i linjës Prishtinë – Pejë , udhëtarët detyrohen të zbresin
Treni i linjës Prishtinë – Pejë është prishur mëngjesin e sotëm dhe ka mbetur brenda një tuneli, duke i lënë në rrugë rreth 20 udhëtarë.
Mediat kanë raportuar se si pasojë e kësaj, udhëtarët janë detyruar të zbresin nga treni në tunel.
E një gjë e tillë ka qenë mjaft e rrezikshme, pasi kushtet për të zbritur në tunel kanë qenë shumë të vështira.

Treni kishte pasur probleme teknike që nga nisja nga Prishtina
