Prishtina fiton thellë derbin ndaj Bashkimit
Prishtina ka mposhtur 103:79 Bashkimin në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Prizrenasit ishin rivalë të prishtinasve vetëm në dy periudhat e para. Pas pjesës së parë, rezultati ishte 45:43 për Bashkimin. Por dy periudhat e fundit, Prishtina realizoi plot 60 pikë, e pësoi vetëm 34 për të fituar në fund me dallim të madh pikësh.
Më meritori për këtë fitore ishte Khalid Boukichou me 30 pikë e 8 kërcime.
Në takimin tjetër të zhvilluar sot, Ylli fitoi ndaj Pontes 89:75./koha.net