19-10-2024

Prishtina ka arkëtuar tri pikë, mundi Malishevën

Prishtina ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës duke mundur në udhëtim Malishevën, me rezultat 1-3, të shtunën në kuadër të javës së gjashtë.

Kryeqytetasit janë treguar skuadër e fortë në duel me liderin e tabelës, duke e kontrolluar lojën më mirë dhe duke shënuar tre gola.ĝ⁶⁵ş

Drilon Hazrollaj (3’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Malishevën në epërsi prej 1-0. Katër minuta me vonë prishtinasit barazojnë rezultatin në 1-1 përmes Sunday Aknibule. Doin Gallapeni (45’), kalojë për herë të parë skuadrën bardhekaltër në avantazh prej 1-2, derisa Leonat Vitija (76’), realizoi golin e tretë për Prishtinën për rezultatin final 1-3.

Pas kësaj fitore, Prishtina ka 16 pikë, vetëm një me pak se kryesuesi i tabelës Malisheva

Asnjë koment

Comments are closed.