19-05-2025

Pritet renovimi i objektit të Stacionit të Autobusëve në Prizren

Komuna e Prizrenit, njoftoi sot se është nënshkruar marrëveshje për mbështetje financiare të projektit “Rregullimi i infrastrukturës dhe renovimi i objektit të Stacionit të Autobusëve në Prizren”, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Sipas kryetarit, Shaqir Totaj,  ky projekt do të mbështetet nga skema e grantit për performancë komunale, nga e cila Komuna e Prizrenit është shpërblyer me 2.047.132,85 euro, në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Helvetas Swiss Intercooperation, përfaqësuar nga menaxheri i projektit DEMOS, ka njoftuar ai. / Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.