Pritje të gjata në kufirin Serbi-Hungari, kosovarët mbesin të bllokuar
Lexues të indeksOnline kanë treguar që në kufirin Serbi-Hungri ka pritje të gjata.
Madje sipas tyre këto pritje po zgjasin që nga ora 3 e mëngjesit.
Këto pritje janë duke u bërë shkaku i masave të shtuara në pikat kufitare për shkak të përhapjes së koronavirusit, ku edhe në Kosovë tashmë janë konfirmuar 5 raste pozitiv me koronavirus.
Ndërsa janë anuluar shumë fluturime./IndeksOnline/.

