26-11-2024

Prizre: Babë e bir përfundojnë në pranga, njëri për dhunë ndaj gruas e tjetri për armë ilegale

Pasditen e sotme një grua nga Prizreni  e cila ishte duke përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti i saj raportoi në Polici.

Ajo denoncoi bashkëshortin e saj në polici, ndërsa rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi.

Ai the se, Policia me të shkuar te shtëpia e të dyshuarit ka hasur në armë ilegale të cilat i kanë sekuestruar.

“Rasti është raportuar rreth ores 18:40, dyshohet se i dysbuari mashkull rreth 25 vjeçar e ka sulmuar bashkëshortën e tij. Gjatë intervistimit është kuptuar se babai i të dyshuarit posedon armë ilegale”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se Policia ka konfiskuar një kallash AK 47, një pistoletë simulation dhe 700 fishekë.

Ndërsa 25-vjeçari dhe babai i tij, pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.