11-08-2025

Prizren: 11 armë  konfiskohen për 10 ditë – shumica u përdorën për të shtëna festive

Në dhjetë ditët e para të muajit gusht, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka zhvilluar një sërë aktivitetesh parandaluese dhe operative në kuadër të Planit “Sezoni Veror 2025”, nën moton “Festo me zemër, jo me armë”, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Si rezultat i këtyre veprimeve, në bashkëpunim me qytetarët, janë identifikuar disa raste të të shtënave festive me armë zjarri, ku janë arrestuar persona të dyshuar dhe janë sekuestruar gjithsej 11 armë zjarri – përkatësisht 7 pistoleta dhe 4 pushkë, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Të dyshuarit përballen me kallëzime penale për veprat:

  • “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”

  • “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike dhe apelon për bashkëpunim të vazhdueshëm nga qytetarët, për të parandaluar keqpërdorimin e armëve dhe për të shmangur rreziqet që këto veprime sjellin.

Asnjë koment

Comments are closed.