Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 11 raste të lindjeve, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”.
Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi janë 7 djem e 4 vajza.
Katër nga lindjet janë “cezariane” me operim. Një ditë më parë kanë lindur dhjetë foshnje.
Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite, si dhe largimit apo lëvizjes së qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/