24-11-2024

Prizren: 12 lindje brenda 24-orëshit

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 12 lindje.

Ky përbën një numër relativisht të mirë të lindjeve, krahasuar me ditët paraprake, kur shifrat e lindjeve kanë shënuar rënie, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë, kësaj radhe bëhet fjalë për numër të barabartë, pasi 6 nga foshnjat janë vajza e po aq djem.

Do theksuar se gjatë dy ditëve të shkuara kanë lindur  15 foshnje.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.