26-11-2024

Prizren: 15 aktakuza kundër 16 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër kontroll të shtëpive, lokaleve, automjeteve dhe pronës së personave të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” në Rajonin e Suharekës, dhe gjatë bastisjes ka arrestuar dhe ka ndaluar  katër (4) persona.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar pesë (5) persona në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për  vepra të ndryshme penale, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Po ashtu, kjo Prokurori ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Asnjë koment

Comments are closed.