24-11-2024

Prizren: 2 mijë euro gjobë për ish-inspektorin, akuzohej për korrupsion

 Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Avdullah Gashi, ish- inspektor i ujërave në Komunën e Prizrenit, duke e dënuar me 2 mijë euro gjobë.

Gashi akuzohej se i ka mundësuar investitorit Hashim Kryeziu ndërtimin e objektit në rrjedhën e lumit “Lumbardh” pasuri shoqërore, duke uzurpuar një sipërfaqe prej 84 metra katrorë dhe se ka lejuar që objekti të ndërtohet pa u respektuar largësia e përcaktuar me ligj nga brigjet e lumit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shpallja e aktgjykimit, u bë të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi.

Fillimisht, gjykatësja Elezi të akuzuarin Kryeziu e ka dënuar me 6 muaj burgim efektiv, mirëpo me propozimin e të akuzuarit dënimi me burgim prej 6 muajve është zëvendësuar me 2 mijë euro.

Po ashtu, sipas aktgjykimit i akuzuari është obliguar që dënimin me gjobë të paguaj në afat prej 15 ditësh.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës, 24 dhjetor 2021, të akuzuarin Gashi e kishte dënuar me  gjashtë muaj burgim, por Gjykata Supreme e Kosovës, më 12 shtator 2022, ka kthyer çështjen në rigjykim me aprovimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtësi i të akuzuarit Gashi, avokat Rexhep Hasani, me pretendimet se aktgjykimi i shkallës së parë është përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës penale, duke tejkaluar aktakuzën me të cilën i kishte shtuar edhe një vepër tjetër penale dhe se për këtë prokuroria nuk e kishte bërë precizimin e aktakuzës e as zgjerimin e saj.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren

Lexo edhe:

“Po, e kam rreh vallahin, pas 3-4 dite ka vdek”, e dyshuara e pranon para gjykatës vrasjen e 67-vjeçares

 

 

, të ngritur më 22 gusht 2019, Avdullah Gashi akuzohet se më 3 tetor 2017, në cilësinë e personit zyrtar, si inspektor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me dashje shkel ligjin lidhur me detyrat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për Ujërat e Kosovës dhe nenin 12 pika 1.3 të udhëzimit administrativ, nr. 04/2016, për kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e brigjeve të rrjedhave dhe akumulacioneve, dhe pa fakte konstaton në procesverbal se investitori Hashim Kryeziu ka respektuar pikat kadastrale.

Sipas aktakuzës, thuhet se në bazë të këtij konstatimi në procesverbal, investitorit Hashim Kryeziu, i është mundësuar ndërtimi i objektit B+P+2, në parcelën shoqërore “Ujërat” në rrjedhën e lumit “Lumbardh”, duke uzurpuar një sipërfaqe rreth 84 m2, të pasurisë shoqërore.

Me këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

.Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.