25-11-2024

Prizren: 25 patentë-shoferë konfiskohen nga policia 

Gjatë zbatimit të planit operativ “Respektimi i shenjave sinjalizuese ndriçuese”,  nga Policia brenda 24-orëshit në Prizren janë shqiptuar 25 masa mbrojtëse me konfiskim patentë shoferët për 25 vozitës, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Masa të tilla sipas zyrtarëve të Policisë janë aplikuar për shkak se një numër i kundërvajtësve nuk respektojnë shenjat e trafikut, veçanërisht semaforët në Prizren.

Planit operativ me theks të veçantë në udhëkryqe, siç janë semaforët dhe respektimi i shenjave tjera në trafikun rrugor, sipas Policisë do të zgjasë disa ditë.

“Plani operativ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të parandaluar kundërvajtësit, të cilët shkaktojnë kundërvajtje të tilla e njëkohësisht duke parandaluar edhe aksidentet në trafikun rrugor, detyrë dhe objektiv primar i Policisë së Kosovës për sigurinë në trafik”, thuhet ndër tjera në  komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.