04-10-2025

Prizren: 30 lypsarë u larguan nga Policia gjatë shtatorit 

Policia në Prizren, gjatë muajit shtator ka ndaluar 30 lypsarë në rrugë.

Nga ta, sipas Policisë, vetëm tre rezultuan të jenë shtetas të Kosovës, ndërsa 27 të tjerë ishin shtetas të Shqipërisë dhe Jordanisë.

Sipas organeve të rendit, kjo dukuri është shqetësuese, veçanërisht kur përfshihen fëmijë të mitur, të cilët shpesh, sipas PK-së, shfrytëzohen nga familjarët për qëllime fitimi.

“Kjo praktikë jo vetëm që cenon mirëqenien e fëmijëve, por edhe krijon një pamje të shëmtuar në hapësirat publike, duke shqetësuar qytetarët dhe deformuar ambientin urban. Vëmendje , çdo dhënie e lëmoshës në rrugë nxit prindërit të mbajnë fëmijët në rrugë, larg bankave shkollore dhe shtëpive të tyre të ngrohta”.

“Këto veprime konfirmojnë angazhimin e vazhdueshëm të Policisë për të krijuar një ambient më të sigurt dhe më të dinjitetshëm për të gjithë qytetarët, duke ftuar njëkohësisht bashkësinë për bashkëpunim aktiv dhe raportim të çdo dukurie që cenon rendin dhe mirëqenien publike”, thuhet tutje në njoftim./KK

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "144 E Prizren Hel'rizren #en Prizren #uePrizren Dallimi yne nga të tjerët është i qartë; NE për Prizrenin, vendosim në Prizren!"

Asnjë koment

Comments are closed.