24-11-2024

Prizren: 30 vjeçari gjendet i vdekur në vendin e tij të punës, policia nis hetimet mbi vdekjen

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në afërsi të një objekti në Prizren është gjetur pa shenja jete një person.

Sipas policisë, vdekjen e ka konstatuar mjeku, teksa bëhet e ditur se i njëjti kishte qenë punëtor ndërtimi në kompani.

I vdekuri është Shpejtim Gashi, i moshës 30 vjeçare.

“Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh./IO

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër

 

Asnjë koment

Comments are closed.