Prizren: 30-vjeçari s’e lë rehat ish-gruan, denoncohet në Polici pasi ushtroi dhunë ndaj saj
Në rrugën “Fan Noli” në Prizren, një grua ka denoncuar në Polici ish bashkëshortin e saj me të cilin kishte qenë e martuar për një kohë.
Gazeta Sinjali mëson se 30-vjeçari dyshohet se vazhdimisht e ka shqetësuar ish gruan, teksa gjatë ditës së djeshme edhe e ka sulmuar fizikisht.
Me të marrë informatën, njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë vendim që ndaj tij të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.