Prizren: 38-vjeçari kërcënon zyrtarin policor, Policia në kërkim të tij
Një zyrtar policor ka qenë cak i një kërcënimi nga një qytetar në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici vetë polici, i cili ka deklaruar se ka pranuar thirrje telefonike nga 38-vjeçari, i cili më pas e ka kërcënuar edhe me mesazhe në rrjetin social WhatsApp.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, por i dyshuari nuk është arritur ende që të kapet nga njësitet policore