23-11-2024

Prizren: 43-vjeçari vjedh tavolinat e një diskoteke, kapet në flagrancë nga sigurimi

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën ‘Tranziti i ri’ në Prizren, ku kësaj here cak i hajnave ishte një klub nate.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një person është kapur në flagrancë duke vjedhur tavolinat metalike të diskotekës ‘Velonia’.

43-vjeçari i dyshuar ishte kapur mat nga punëtori i sigurimit të diskotekës, i cili kishte hasur në të dyshuarin dhe më pas e kishte parë se ka ngarkuar në veturën e tij tri tavolina, ndërsa katër tjera i kishte aty pranë. Bazuar në dëshminë e pronarit të diskotekës, vlera e shtatë tavolinave që tentoi t’i vjedh i dyshuari, është përmbi 1 mijë euro.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar te dyshuarin, të cilin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje.

Asnjë koment

Comments are closed.