Prizren: AAK kritikon retoriken boshe të pushtetit lokal rreth furnizimit me ujë të pijes
AAK-së në Prizren reagoi për gjendjen e fundit rreth furnizimit me ujë të pijes për shumë lagje e fshatra të Prizrenit.
Sipas këtij subjekti, përpjekjet për t’i ikur përgjegjësive nga udhëheqja lokale nuk është çudi, por banorët e qytetit më të madh pas kryeqytetit kërkojnë lidership për zgjidhje të problemeve dhe jo fjalë boshe.
“Ngarendja e pushtetarëve për të shpjeguar kompetencat e institucioneve regjionale dhe bartjen e përgjegjësive tek të tjerët është e quditshme!
Qytetarët e Prizrenit kërkojnë lidership për zgjidhje të problemeve e jo retorikë boshe të kompetencave.
Ujë 24h në premtime, e qytetari sot në temperatura mbi 40 gradë, orvatet të sigurojë një pikë ujë.”, thuhet në reagimin e AAK-së në Prizren.