Prizren: Administrata e Gjykatës hyn në grevë
Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prizren, përmes një njoftimi ka njoftuar se ka hyrë në grevë.
Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prizren, ka hyrë në grevë duke u bazuar në vendimin e Sindikata Pavarur e Judikaturës së Republikës së Kosovës, nga data 14 mars 2022 është në grevë.
Ndër të tjera, në njoftimin e sindikatës thuhet se gjatë kohës së grëvës do të kryhen vetëm disa shërbime, dhe ato lëshimi i certifikatave dhe vërtetimet me kërkesë të palës apo institucioneve publike, seancat do të mbahen vetëm për lëndët me propozimet për shqiptim e masave të përkohshme apo për shqiptimin e masave të sigurisë. Po ashtu do të mbahen edhe lëndët lidhur me pengim posedim, lëndët lidhur me dhunën në familje si dhe të gjitha punët dhe shërbimet tjera të cilat sipas legjislacionit duhet të trajtohen me urgjencë nga gjykatat.
Konktetisht, gjatë mbajtjes së grëvës nga Gjykata e Prizrenit do të kryhen këto punë:
- Lëshimi i të gjitha certifikatave dhe vërtetimeve që lëshohen me kërkesë të palës apo institucioneve publike;
- Lëndët lidhur me propozimet për shqiptimin e masave të përkohshme;
- Lëndët lidhur me propozimet për shqiptimin e masave të sigurisë;
- Të gjitha veprimet e procedurës parapake;
- Lëndët lidhur me pengim posedimin;
- Të gjitha kërkesat për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në konfliktet administrative;
- Lëndët lidhur me dhunën në familje;
- Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar;
- Të gjitha veprimet e procedimit të lëndëve lidhur me mjetet juridike në gjykatat e instancave më të larta; si dhe
- Të gjitha punët dhe shërbimet tjera të cilat sipas legjislacionit duhet të trajtohen me urgjencë nga gjykatat.
Gjykata Themelore në Prizren njofton se kjo grevë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, respektivisht deri aprovimin e ligjit për punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive duke u bazuar në projekt ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zyrtar Publik 06/L-114 neni 2 pika B, përafrimi pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pagesa lineare nga 150 euro, për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga, si dhe të paguhet shujta ditore në shumën prej 3 euro. / DS