Një rast i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Prizren.
Një këmbësore është goditur për vdekje nga një automjet, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, e cila fillimisht u dërguar në QKUK, por më pas u njoftua se nuk mundi t’ i perballoi dhe ndërroi jetë, raporton Gazeta e Prizrenit
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njoftoi se shoferi i automjetit, 55-vjeçar e ka goditur këmbësoren në vendkalimin e shënuar për këmbësor.
Si pasoje e aksidentit këmbësorja femër rreth 68 vjeçare, pëson lëndime trupore e cila nga autoambulanca dërgohet në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit.
Referuar Policise, këmbësorja është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë dhe më vonë, rreth orës 17:15 nëpërmjet telefonit nga QKUK Prishtinë, policia ka pranuar informatën se këmbësorja e lënduar si pasojë e aksidentit kishte vdekur.
Bytyqi njoftoi se Policia për rastin është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, kurse ngasësi është ndaluar për 48 orë në qendrën e ndaljes në polici.