08-09-2024

Prizren: Aksident trafiku, një person lëndohet rëndë

Një aksident trafiku, ku një person është lënduar rëndë ka ndodhur mesnatën e shkuar në Prizren.

Sipas informacioneve të dëshmitarëve, një djalosh me motoçikletë ka goditur një veturë në rrugën “Ali Hadri” në Ortakoll, rreth ores 24:00, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar për portalin edhe Policia rajonale në Prizren./Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.