Prizren – Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku zinxhiror që ka ndodhur në urën e hekurudhës, te kthesa në Landovicë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në aksident është përfshirë edhe një autobus. Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për portalin GeP se një person ka pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa përveç të lënduarit janë shkaktuar edhe dëme materiale. / Gazeta e Prizrenit



