24-09-2024

Prizren: Aksion i antidrogës në katër lokacione, katër të arrestuar

Antidroga e Policisë së Kosovës në këto momente është duke zhvilluar një aksion të madh në rajonin e Prizrenit.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se këtij aksioni i ka paraprirë një hetim i gjatë ndërsa që nga mëngjesi pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë bastisur katër lokacione ku raportohet edhe për të arrestuar.

IndeksOnline për këtë aksion ka pyetur edhe zëdhënësin e Policisë, Baki Kelanin i cili ka thënë se ai po zhvillohet në katër lokacione ku deri më tani janë arrestuar katër persona të dyshuar.

“Sot, në orët e paradites Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policor, i cili përfshinë katër lokacione në rajonin e Prizrenit”, ka thënë Kelani për IndeksOnline.

Ai ka njoftuar se operacioni policor ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotik.

Asnjë koment

Comments are closed.