26-11-2024

Prizren: Aksion i gjerë i policisë, arrestohen 7 persona për para false

Mëngjesin e sotëm, njësiti për hetimin e Krimeve Ekonomike në kuadër të Policisë së Kosovë, ka nisur një operacion të gjerë në Rajonin e Prizrenit.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se aksioni është duke u zhvilluar për para false dhe deri në këto qaste në pranga kanë përfunduar 7 persona të dyshuar.

Të arrestuarit janë dërguar në njërin prej stacioneve të policisë ku po intervistohen ndërsa më vonë prokurori i rastit pritet të caktoi masën e ndalimit ndaj tyre.

Operacioni është duke u zhvilluar ende ndërsa hetimet janë zhvilluar intensivisht që një kohë.

Asnjë koment

Comments are closed.