26-11-2024

Prizren: Aksion në dy lokacione, sekuestrohen armë ndërsa dy persona përfundojnë në Polici

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Dy raste të tilla janë zbuluar gjatë ditës së sotme në Prizren, me ç’rast dy persona kanë përfunduar në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se aksioni është zhvilluar në dy lokacione, ku janë sekuestruar dy armë të zjarrit, të cilat dyshohet se mbaheshin nga të dyshuarit pa autorizim.

Armëmbajtja pa leje iu kushtoi atyre me shoqërim në Polici, ku edhe u intervistuan nga hetuesit policorë.

Në lidhje me aksionin janë deklaruar  për Sinjalin edhe nga Drejtoria Rajonale në Prizren, me ç’rast e kanë konfirmuar se bastisjet janë kryer pasdite.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Asnjë koment

Comments are closed.