Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë ngritur 25 aktakuza ndaj 28 personave, raporton Gazeta e Prizrenit.
Gjatë kësaj kohe janë ndalur 17 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 3 personave të dyshuar.
Sa i përket Prokurorisë Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër 17 personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /GazetaePrizrenit.net