22-11-2024

Prizren: Aktakuzë kundër 22 personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë ngritur 72 aktakuza ndaj 85 personave në Kosovë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Janë ndaluar 8 persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Lexo Edhe:

22 raste të vdekjeve me Covid gjatë javës në rajonin e Prizrenit

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetedy (72) aktakuza, kundër tetëdhjetepesë (85) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e një (1) personi dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovë (KPRK).

Asnjë koment

Comments are closed.