Prizren: Aktakuzë kundër nëntë personave
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar, se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin dy (2) automjeteve, një i markës “VË-Golf III” dhe një tjetër i markës “Mitsubishi L 040”, bashkë me çelësat e automjeteve.
Prokuroria Themelore në Prizren, ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /GazetaePrizrenit.net