24-11-2024

Prizren: Aktakuzë ndaj 5 personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 67 aktakuza kundër 84 personave.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 03 Shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjeteshtatë (67) aktakuza, kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Asnjë koment

Comments are closed.