Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Q.A., dhe A.A. të cilët në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Sipas aktakuzës, me datë 28.03.2022 në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë, të akuzuarit merren me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.
“I akuzuari i parë Q.A., me automjetin e tij të markës ,’BMW’ së bashku me akuzuarin e dytë A.A., marrin në automjet katër shtetas të Afganistanit në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë. Të njëjtit, ndalohen nga policia, dhe në momentin e ndalimit në ulësen e pasme të automjetit policia vëren katër shtetasit e Afganistanit, të cilët ishin pa dokumente të identifikimit”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Të dyshuarit gjenden në paraburgim nga data 28.03.2022.