26-11-2024

Prizren: Anëtarja e trupit gjykues ka të sëmurë familjarin, shtyhet gjykimi ndaj ish-drejtorëve komunal

Mungesa e anëtares së trupit gjykues, gjykatëses Vjollca Buzhala, u bë shkak që të dështojë seanca e së premtës në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarve Levent Kasemi, Fejzë Kabashi, Refik Shaqiri, Ganimete Barbuna dhe Ares Shporta.

Të akuzuarit Levent Kasemi, Fejzë Kabashi, Refik Shaqiri, Ganimete Barbuna, Ares Shporta, po akuzohen se kanë shkelur kriterin e Ankandit Publik, për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale, ku të njëjtit kanë shkelur të drejtat e të dëmtuarit Albert Doqi, duke përzgjedhur si fituese Fatmire Berishën.

Lidhur me mungesën e anëtarit të trupit gjykues, gjykatëses Buzhala, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha ka thënë se e njëjta gjendet në Prishtinë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të një anëtareje të familjes së saj.

Prokurori Metush Biraj ka propozuar që kjo seancë të shtyhet pasi që për të njëjtën ai tha se nuk ka kushte ligjore.raporton “Betimi për Drejtësi”. Mungesa e kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seance bëri që ajo të shtyhet.

Seancat e radhës u caktuan më 28 dhe 31 tetor 2022.

Asnjë koment

Comments are closed.