Prizren: Ankesa për mospastrim të borës në transitin e ri (foto)
Reshjet e borës që kanë rënë gjithë ditën në Prizren kanë bërë që rruga transiti i ri, nga qendra TeA e deri në rrugën kryesore Prizren-Suharekë, në lagjen Dardania, të jetë i vështirë për qarkullim.
Lexuesi i portalit “Gazeta e Prizrenit”, SH. B. Përmes një fotografie të dërguar, ka treguar kjo rrugë nuk është pastruar nga bora e cila ka mbuluar tërësisht.
Në anën tjetër, zyrtarët lokal të Prizrenit kanë thënë se rrugët janë të hapura dhe se ekipet për pastrimin e borës ndodhen në teren. Ata kanë ftuar qytetarët të njoftojnë për gjendjen nëpër rrugë, në Qendrën e Thirrjeve në Komunë.
Të gjithë lexuesit e portalit “GazetaePrizrenit.net” janë të mirëpritur të dërgojnë foto dhe njoftime në rast se janë të pa pastruara rrugët dytësore dhe ato që lidhen me fshatrat.