Prizren: Ankesa për parregullsi në konkursin për zjarrfikës, disa persona e morën testin më herët
Në konkursin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave për plotësimin e 23 pozitave për zjarrfikës në komunën e Prizrenit, disa kandidatë janë ankuar se konkursi ishte i kurdisur, dhe se janë përzgjedhur kandidatë të caktuar.
Njëri nga kandidatët që pretendon të jetë dëmtuar nga ky konkurs (emër i njohur për redaksinë), ka thënë se testi fizik e kanë kaluar të gjithë kandidatët, por se testi me shkrim është shpërndarë tek kandidatët pa filluar testimi.
Gazeta ka siguruar edhe testin të cilit iu janë nënshtruar kandidatët për t’u bërë zjarrëfikës.
Në fund, pas testit fizik, me shkrim dhe me gojë konkursi, ishte mbyllur dhe me 6 janar 2021, e më pas, ishin shpallur 23 kandidatët e suksesshëm, të cilët kishin fituar pozitat, që sipas tij të gjithë këta janë favorizuar dhe kanë pasur paraprakisht testin me shkrim.